Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, cilat janë komisariatet që preken
Nesër, më 1 qershor do të hyjnë në fuqi ndryshimet në strukturat policore.
Komisariati i policisë së Kavajës do t’i kalojë në varësi Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërsa komisariati i policisë së Vorës dhe Krujës do t’i kalojë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Këto ndryshime lidhen me kohën e ndërhyrjes në ngjarje të ndryshime dhe për arsye të afërsisë territoriale.
Komisariati i Vorës do të njihet ndryshe si komisariati nr.7 ndërsa Kruja si komisariati nr.8. Burime për Euronews Albania pohojnë se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në strukturat drejtuese në komisariatet që preken.
Ndryshime pritet të ketë edhe nëpër komisariate dhe mënyrën e funksionimit.
Policia Kriminale do të fokusohet vetëm në krimet e rënda ndërsa një sektor tjetër më i vogël do të hetojë krimet më të lehta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë