Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare

31 Maj 2023 | 11:21

Mediat amerikane raportojnë se aktori i njohur Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Sipas TMZ, Noor Alfallah, e dashura 29-vjeçare e aktorit të njohur është në muajin e 8-të të shtatzënisë.

29-vjeçarja ka qenë e lidhur me Pacinon që nga prilli i vitit 2022. Ajo më parë ishte në lidhje me këngëtarin e The Rolling Stones, Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.

Pacino aktualisht është baba i një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me ish të dashurën Jan Tarrant. Ai gjithashtu ka binjakë 22-vjeçarë, Anton dhe Olivia, me yllin e National Lampoon’s Vacation, Beverly D’Angelo.

Në një karrierë që përfshin mbi pesë dekada, Pacino ka luajtur në shumë filma dhe ka fituar çmime të shumta. Në vitin 1993, ai fitoi një çmim Academy Award për rolin e tij si një nënkolonel i verbër i ushtrisë në “Scent Of A Woman”.

Duket se Al Pacino do të ketë më shumë të përbashkëta me mikun e vjetër Robert De Niro, i cili gjithashtu u bë baba disa javë më parë, në moshën 79-vjeçare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026

Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nuk pranoi të thoshte nëse ishte dakord me presidentin Donald Trump që Irani duhet të ketë raketa balistike....
11:52 | 25/06/2026

Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të qetësonte tensionet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke përdorur një...
11:48 | 25/06/2026