“Nuk e dorëzojmë republikën tonë te këta fashistë” – Kurti flet për situatën në Veri

31 Maj 2023 | 11:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në forumin e Bratislavës tha se situata në Veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve por njerëzve të armatosur me simbole të Rusisë.

Kurti tha se do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve. Por, shtoi se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokraatike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.

“Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

Të dielën e 7 qershorit, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë prapë për të zgjedhur legjislaturën e 11-të të...
11:37 | 06/06/2026

“Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup

Një grup qytetarësh zhvilloi sot një protestë simbolike para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Protestuesit vendosën pankarta...
11:32 | 06/06/2026

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të...
10:07 | 06/06/2026