Gazetari Erl Murati: Pozitiv fakti që Lleshaj reflektoi. Jo protestave të dhunshme

12 Dhjetor 2020 | 11:23

Për kryeredaktorin e “Gazetës Shqiptare” Erl Murati protestat e ditëve të fundit nuk kanë lidhje me emrin e vetëm një personi, por jane pasoje e situatës së përgjithshme.

Murati tha se protestat nuk duhet të jenë të dhunshme, pasi ato dëmtojnë jetët dhe pronën publike e private.

“Është pozitiv fakti që pati një reflektim ndonëse të vonuar nga ana e ministrit Sandër Lleshaj. Protestat mund të jenë të forta, se ndaj quhen protesta. Por, jo të dëmtohen e rrezikohen jeta dhe prona”, u shpreh ai.

Ai përmendi si pozitiv edhe faktin e qëndrimit mirëkuptues të kryebashkiakut Veliaj për reagimin e një pjese të të rinjve pas vrasjes tragjike të 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia.

“Ky reagim i të rinjve nuk është thjesht reagim që i drejtohet drejtësisë, gjykatave, apo reflektimit politik të qeverisë,” komentoi gazetari Erl Murati duke kujtuar problemet që hasin të rinjtë.

“S’e shoh të lidhur në vetëvete me ngjarjen dhe reagimin e shtetit, por me situatën e vazhdueshme”, shtoi ai.

“Gjithkush ka hedhur insinuatat për prapavijë politike, por kjo është e logjikshme sepse për çdo problem apo krizë zgjidhja është politike, uroj që protestat nëse vazhdojnë të mos jenë të dhunshme,” tha më tej Murati duke i shprehur ngushëllime familjes Rasha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026