1 qershori, dhjetëra aktivitete nga bashkitë në juglindje për festën e fëmijëve 

1 Qershor 2023 | 15:29

Me dhjetëra aktivitete për fëmijët janë mbajtur në juglindje të vendit në këtë 1 Qershor.

Ka qenë bashkia e Korçës e cila në një event masiv, ka argëtuar me mijëra fëmijë të qytetit por edhe fshatrave përreth, me masokatat e preferuara të fëmijëve, pikturat në fytyrë, shfaqjet e kërcimit, ngjyrosjeve dhe kështjellave me ajër.

Sheshi “Rilindja” në Kolonjë ka qenë i tejmbushur nga buzëqeshjet e fëmijëve, teksa vet vogëlushët kanë shijuar organizmin e Bashkisë së Kolonjës, e cila këtë vit ka pasur në fokus jo vetëm argëtimin por edhe promovimin e talenteve të reja në Ersekë.

Bashkia e Pogradecit ka zgjedhur Odeonin që fëmijët e kësaj zone të argëtohen me lojëra të zgjedhura nga institucionet e kulturës, teksa me qindra fëmijë kanë kërcyer së bashku dhe kanë festuar festën e tyre.

Për shkak të kushteve të përmirësuara meteorologjike aktivitete do të ketë edhe pasdite, në afërsi të parkut Rinia dhe Qytezës se Fëmijëve në Korçë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026