Lufta në Ukrainë dominon samitin, Zelensky apel BE dhe NATO për anëtarësimin
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka dominuar agjendën e takimit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi. Presidenti Volodymyr Zelensky ishte mes 50 liderëve që po ndjekin samitin.
I pritur nga presidentja e vendit pritës, Maia Sandu, Zelenskuy insistoi që anëtarësimi i Ukrainës në NATO të jetë prioritet.
“Mendoj se e rëndësishme është e ardhmja jonë në BE dhe NATO. Ne po presim që NATO të jetë gati dhe ta bëjë Ukrainën pjesë të tijën. Gjithashtu, mendoj se garancitë për sigurinë janë shumë të rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për fqinjët tanë si Moldavia, për shkak të Rusisë dhe agresionit të saj ndaj nesh dhe potencialisht ndaj vendeve të tjera të Evropës”- theksoi Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, dënoi sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës dhe e vuri theksin tek mungesa e presidentit Putin në samit.
“Rusia nuk është këtu, jo sepse ne nuk duam ta ftojmë, por sepse Rusia e Putin është vetpërjashtuar nga ky komunitet, duke i dhënë jetë një lufte të pajustifikueshme ndaj Ukrainës”-nënvizoi Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së.
Komuniteti Politik Evropian është një forum për debate për çështje strategjike. Por siç shpjegon korrespondenti i Euroneës në Moldavi, nga ky samit nuk duhet të pritet ndonjë arritje e madhe.
“Zgjedhja për të mbajtur samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi shihet si një mesazh ndaj Kremlinit se çdo kërcënim ndaj sovranitetit të një vendi nuk do të mbetet pa përgjigje. Por përveç simbolizmit të madh nuk priten deklarata të fuqishme, por takime multilaterale mes liderëve, sidomos pas tensioneve ndëretnike mes Serbisë dhe Kosovës, liderët e të cilave po ndjekin samitin.”- u shpreh ai Efi Koutsokosta, Euroneëws.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë