“Nuk respektuan armëpushimin”, SHBA-ja i vendos sanksione Sudanit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 qershor se kanë vendosur sanksione ndaj liderëve sudanezë, të cilët i fajësuan për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite.
Përkundër që së fundi u zgjat marrëveshja për armëpushim, në një treg në kryeqytetin sudanez, Khartoum, u raportua për bombardime dhe sulme ajrore, që vranë 18 civilë.
Për gati shtatë javë, Khartoum dhe pjesë të tjera të Sudanit janë përfshirë në një luftë të përgjakshme midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.
Uashingtoni i cilësoi të dyja këto si përgjegjëse për shkeljen e armëpushimit dhe provokimin e gjakderdhjes “të tmerrshme”.
“Ne jemi duke vendosur sanksione ekonomike, duke vendosur kufizime vizash kundër aktorëve që po përjetësojnë dhunën”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë