Hapet kinema “Agimi”, do shërbejë për shumë aktivitete kulturore dhe artistike
Kinema Agimi ndër më të vjetrat në Kryeqytet, ka çelur dyert tashmë si një Qendër Arti. Agjencia e industrisë kreative në Bashkinë e Tiranës e ka rijetësuar kinemanë më të njohur në Tiranë, duke e përshtatur atë jo vetëm për shfaqjen e filmave por edhe për zhvillimin e ngjarjeve të tjera kulturore. Në ceremoninë hapëse të kinemasë, ishte dhe kryebashiaku Veliaj i cili dha lajmin se javën e ardhshme nis puna për teatrin.
“Njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, ndryshe bashkia do të ishte bukëpjekësja më e madhe; por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, me film, me teatër. E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve. E di që ka ende një pjesë të njerëzve që mund të jenë të mërzitur me mua për Teatrin, por javën tjetër ne do hapim themelet e Teatrit të Ri”- tha Veliaj.
në shtator do të jetë plotësisht funksionale edhe Piramida, e cila po ashtu ka hapësira edhe për kulturën dhe artin.
“Për Piramidën do të shfrytëzojmë gjithë verën për ta plotësuar me pajisje teknologjike – servera, kompjutera – pra, edhe aty do të kemi disa salla të ngjashme. Nëse në fund të këtij misioni, bashkë me Elvën e me bashkëpunimet tona që kemi nëpër qytet, i lëmë qytetit këtë lloj akupunture, si “Shtëpia Kadare”, “Reja”, “Toptanët”, “Libohovitët”, salla e Akademisë, që pritet të hapet së shpejti, Piramida, Teatri, Galeria, Teatri i Vjetër i Kukullave, them se i kemi dhënë këtij qyteti një pajë që do jetë për gjenerata,”- shtoi Veliaj.
Pas kinemasë “Agimi” radhën e ka Kinemaja “Maks Velo”, e cila pasi ka kaluar fazën e restaurimit pritet, që tashmë të kthehet po ashtu në një hapësirë të re arti në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drejtuesi i organizatës serbe në veri: I kërkojmë falje KFOR-it
- Asgjësohen 140 bimë kanabis në Krujë, arrestohet 1 person, në kërkim djali i tij
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë