Asgjësohen 140 bimë kanabis në Krujë, arrestohet 1 person, në kërkim djali i tij

1 Qershor 2023 | 15:32

Në kuadër të megaoperacionit policor anti-kanabis të koduar “Territor i pastër”, është arrestuar një person ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Policia bën me dije se në fshatin Fushë Thumanë në një banesë janë gjetur dhe asgjësuar 140 rrënjë bimë kanabis.

Në pranga u vu shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026