“Në kërkim të punëtorëve”, bizneset në Sarandë pa staf, dyfishohen kërkesat
Sezoni turistik në Sarandë sapo ka nisur dhe qyteti po mirëpret vizitorët e parë, por për subjektet që operojnë në këtë sektor po shfaqen vështirësitë e para, kryesor mbetet sigurimi i punonjësve për një shërbim sa më cilësor.
“Turizmi ka nisur, ende nuk kemi çelur sezonin, por përgatitjet kanë muaj që kanë nisur. Është e vërtetë që jemi në një situatë të re, kemi vështirësi në mardhënie me punëtorët. Pak a shumë i kemi sistemuar, ka mangësi ende janë specialist shqiptar duke filluan nga kuzhinieti, banakieri e kamarierët. Punonjësit kryesisht vijnë nga Tirana, Elbasani, Korça i kemi akomoduar këtu në Sarandë. 60-70% e personelit është e sistemuar, por mbetet ende një problem sepse na duhet të gjejmë pjesën tjetër”- tha Armando Magllara, operatori turistik.
Sigurimi i punonjësve, nga qytete të tjera për të cilët ofrohet akomodim, dhe paga të kënaqshme kanë sjell kosto financiare për bizneset.
“A i ka sjell kosto biznesit fakti qe punonjësit duhet ti marre nga rrethe te tjera?”- tha Armando Magllara, operatori turistik
Po, ka një rritje ne kosto sepse është absolute në gjuhën e financës që të konceptosh që në 2 vjet rrogat të rriten 250% , nëse para dy vitesh paga e një punonjësi ka qenë 35 mij lekë të reja, sot nuk ka kamerierë në pjesën e jugut pa një pagesë 80 mijë lekë të reja, me sigurime shoqërore të paguara, me shtëpi të akomoduar, dhe ushqimi i paguar nga ne, ka një rritje të madhe të pagave… nuk ishim të përgatitur, ka një anë të mirë që ishte e domosdoshme, nuk vazhdohet më tu drejtohet njerëzve me paga minimale, sepse rezultatin e tregoi puna me largimin masiv, dhe duhet te paguhen mire të jetojnë mirë që të qendrojnë në Shqipëri…
Ana negative është qe ka një rritje të madhe për ne, pak a shumë jemi gati, sesoni po nis i qetë… baza e ka Saranda me pushues perëndimore, por po vijnë sivjet edhe nga Europa juglindore”
Nevoja për puntorë reflektohet edhe në dyfishin e ofertave të punës që bizneset e hoteleri-turizmit kanë paraqitur pranë Zyrës së Punës në Sarandë. Në raste të caktuara bizneset kane marrë përsipër edhe trajinimin paraprak të punonjësve.
“Kërkesa e bizneseve për fuqi punëtore rezulton të jetë më e lartë se ajo e 4 mujorit të parë të vitit 2022. Kjo për arsyen e mungesës se fuqisë punëtore por edhe për shkak te rritjes se subjekteve qe operojnë në fushën e hoteleri turizmit”,- tha Eliana Shkurti, drejtoreshë e Zyrës se Punës
“Gjithsesi ne zyrën e punës paraqiten pune kërkues që kanë vështirësi të gjejnë një punë, ne i trajnojmë për të gjetur një punë. Sivjet për shkak te problematikes bizneset janë ofruar vete qe ti trajnojnë pune kërkuesit ne ambientet e tyre dhe me pas ti punësojnë.”
Sipas prenotimeve të deri tanishme Saranda premton një sezon plotë turistë, por problem mbetet sigurimi i fuqisë punëtore.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë