Del në ankand lapsi që Eva Braun i dhuroi Hitlerit, sa vlerësohet të shitet

2 Qershor 2023 | 14:41

Një laps i mbështjellë me pjesë argjendi që supozohet se i përkiste Adolf Hitlerit do të dalë në ankand në Belfast muajin e ardhshëm. Objekti vlerësohet të shitet nga 50,000 deri në 80,000 £. Besohet se ai ka qënë një dhuratë për ish-diktatatorin nazist nga partnerja e tij a Eva Braun për ditëlindjen e tij të 52-të më 20 prill 1941.

Lapsi, i blerë fillimisht nga një koleksionist në një ankand në vitin 2002, ka një mbishkrim në gjermanisht, që përfundon me “Eva” dhe ka inicialet “AH”.

Shitja e artikujve historikë do të përfshijë gjithashtu një fotografi origjinale të nënshkruar të Hitlerit dhe një falje të rrallë të shkruar me dorë nga Mbretëresha Viktoria e datës 1869 për rebelët irlandezë të dënuar për tradhti.

Karl Bennett, drejtor menaxhues i shtëpisë së ankandeve, tha se ata prisnin interes nga e gjithë bota.

Rëndësia e lapsit personal të gdhendur të Hitlerit qëndron në faktin se ai ndihmon për të zbuluar një pjesë të fshehur të historisë, duke ofruar  një pasqyrë unike në marrëdhëniet personale të Hitlerit, të cilat ai i mbajti të fshehura nga syri i publikut.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026