Ardit Bido: Dokumenti sekret që Hitleri kërkonte të merrte në Berat por s’ia doli

4 Janar 2023 | 22:32

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë tregoi në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, të pathënat e Kodikëve të Beratit dhe pse ata cilësohet si pasuria pasuria jonë më e madhe kulturore.

Bido u shpreh se kodiku, pjesë e trashëgimisë së UNESCO, është gjetur në Berat, është krijuar nga Justiniani dhe është i lidhur me trevat shqiptare.

Bido tregoi se kodiku është ruajtur me fanatizëm që nga shekull 11 deri pas regjimit komunist.

“Gjëja e parë që kërkonte një pushtues në Berat ishte kodiku, dhe gjëja e parë që bënte kleri dhe banorët ishte të ruanin kodikun. Këtë kodik mund ta preknin vetëm kleri, jo njerëzit e zakonshëm. Ka gojëdhëna që Hitleri e ka kërkuar i fundit për ta marrë dhe që pas pushtimit italian deri në 1970 kodiku është groposur në ish-katedralen e Beratit për t’u ruajtur, ku edhe është dëmtuar”, tregoi Bido.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026