“Nuk je i saktë”, Milo debat me Bidon për Konferencën e Paqes: Shqipëria ishte aty

29 Nëntor 2022 | 22:48

Historiani Paskal Milo i ka kthyer përgjigje Ardit Bidos, drejtor të Arkivave të Shqipërisë, i cili tha se Shqipëria nuk ishte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Milo theksoi se deklarata e Bidos nuk është e saktë pasi Shqipëria ka qenë pjesë e kësaj konference dhe këtë sipas tij e vërtetojnë dokumentet

“Dua të kthej një përgjigje për Arditin, për një tezë ose fakt që mua nuk më duket  i drejtë për nga mënyra se si e interpretoi. Është fjala për pranimin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1946. Ju thatë se Shqipëria nuk ka qenë pjesë, por kjo nuk është e saktë pasi Shqipëria ka qenë pjesë e kësaj konference dhe dokumentet e vërtetojnë fare mirë këtë gjë. Shqipëria nuk ishte me statusin e plotë të anëtarit, por jo për faj të saj, por ishte atje me statusin e anëtarit shok, ishte anëtar bashkëshoqërues”- tha Milo.

https://youtu.be/gOUPjM88TbU

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026