English

“Të pamend, injorantë”, Milo përgjigje kritikëve të Enver Hoxhës për luftën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Historiani Paskal Milo e cilëson debat të nxitur nga njerëz injorantë në fushën e historisë atë lidhur me Luftën Nacional-Çlirimtare.

- Advertisement -

Në emision Now në Euronews Albania, Milo u shpreh se lufta që kanë bërë shqiptarët ka qenë e qartë në objektivat e veta; të çlirojë vendin nga fashizmi dhe asnjë vend tjetër në Evropë përveçse në Shqipëri nuk e ka vënë në dyshim thelbin e luftës antifashiste.

“Këto dyshime të pamend do t’i quaja i bëjnë njerëz që janë injorantë në fushën e historisë dhe ata që duan ta përçudnojnë ta përmbysin historinë por ata me 5 pare mend në kokë s’mund të shtrojnë pyetje të tilla. Asnjë popull se’ vë në dyshim thelbin e luftës antifashiste. Vetëm në Shqipëri janë vënë në dyshim vlera të tilla të përbotshme që nderojnë shqiptarët për pozicionin që morën shumica e vendeve evropiane, vetëm një pakicë që kanë perversitetin për të përmbysur historinë e mendojnë këtë. Përmbysja e historisë nuk është vetëm të shash Enver Hoxhën ta quash kriminelë, të heqësh dëshmorët nga institucionet”, tha Milo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?