Drejtori i Arkivës flet për ballistët që luftuan deri në fund të luftës

29 Nëntor 2022 | 21:49

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë thotë se ka pasur edhe ballistë dhe legalistë që kanë luftuar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Bido u shpreh se në Luftën e Dytë Botërore kishte një kupolë komuniste, që sipas tij ishin shumë pak vetë.

“Para se të niste Lufta e Dytë Botërore kanë qenë shqiptarët ata që kanë bërë protesta para se Stalini të caktonte që komunistët duhet të hynin në luftë me nazifashistët. Ka qenë Vasil Laçi që ka bërë një at heroik duke e ditur që do humbiste jetën, duke tentuar të vrasë perandorin italian nën mes të Tiranës. Kanë qenë edhe ballistë që kanë luftuar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, një pakicë, edhe legalistë të cilët tashmë pas shumë vitesh në debatin intelektual është pranuar por nuk është përcjellë dot. Në atë që unë ndahem, nëse unë shoh të bardhën dhe të zezën; në Luftën e Dytë Botërore kemi të keqen, në shumë thonjëza, një kupolë ideologjike komuniste që ishin shumë pak vetë”, tha Bido.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026