Pushuesit durrsakë ankohen për mungesën e plazheve publike
“Jemi banorë prej 50 vitesh këtu, mos të kem unë një vend të ngul çadrën time?”, këtë pyetje e ngrenë prej vitesh, në çdo sezon veror, pushuesit e Durrësit.
Kryesisht të moshuar, në nisje të sezonit ata i shqetësohen zaptimit të hapësirës publike, me privatin a individë që vijojnë të zaptojnë vijën bregdetare.
“Edhe pse është plazh publik ne nuk pushojmë dot, sepse i kanë zënë. I vënë çadrat që në qershor dhe i heqin në shtator,” – u shpreh një qytetare.
“Telashe kemi ne, telashe me individin. Ndërhyjnë ata të restoranteve. 1 metër këtej, 1 metër andej e iku ajo,” – shtoi një qytetar.
Nga vëzhgimi në terren, si për ironi, fare pranë tabelës që identifikon hapësirën publike këtë të premte janë “zgjuar” edhe një grumbull me shezlonge.
Prandaj edhe këtë sezon të rërës dhe detit, të bësh plazh në një hapësirë publike pritet të jetë sfidë më vete.
“2 vjet kam që bëj plazh këtu. Vjet shkova për t’u larë, kur erdha ma kishin hequr çadrën. Imagjino, vetëm sa kisha shkuar për t’u larë,” – tregoi një zonjë.
“Marrim çadrën e shkojmë te gurët, se ky ngul kashtën këtu. Ku pyesin këtu,” – tha një zotëri.
Kjo situatë vjen një ditë pasi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako tha se 30% e plazheve do të jenë publike.
“Këtë vit, ndryshe nga viti që shkoi, raportet e sipërfaqes së plazheve do të jenë në bazë të VKM-së që nxori qeveria shqiptare. Do të jenë 70 me 30. Do të monitorojmë gjatë gjithë kohës territorin në mënyrë që ky raport të zbatohet,” – deklaroi Sako.
Zgjidhja e këtij problemi të përvitshëm mbetet një ndër detyrat kryesore të bashkisë së qytetit, që premton për një numër turistësh më të lartë turistësh se sezoni i kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta