Durrësi përgatitet përgatitet për sezonin, nis pastrimi i plazheve publike

1 Qershor 2023 | 15:51

Bashkia e Durrësit po i jep dorën e fundit masave për pastrimin, sistemimin dhe plugimin e plazheve që janë nën administrimin e saj.

Paralelisht po vijohet me fazën e parë të projektit të shëtitores, e cila do të përmbyllet më 15 qershor.

Punimet u inspektuan nga afër nga kryebashkiakja Emiriana Sako.

“Kemi gati 2 javë që kemi nisur punën për mirëmbajtjen e plazheve për t’u përgatitur për sezonin turistik. Kemi punuar në zonën e plazhit, Shkëmbit të Kavajës dhe Currilave duke bërë të mundur plugimin e rërës, heqjen e leshterikut dhe dezinfektimin”- u shpreh Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës.

Për të garantuar një qytet të pastër, në një kohë që popullsia dy-trefishohet për shkak të fluksit të pushuesve, apeli i kryebashkiakes kundrejt subjekteve private ishte i qartë.

 “Dua të bëj një thirrje për të gjitha ato subjekte të mëdha, që depozitojnë mbetjet jashtë pikave të caktuara, që ne do të marrim masa radikale për të mbrojtur sa më shumë mjedisin dhe për të dhënë një shërbim sa më të mirë për qytetarët e Durrësit.”- shtoi më tej Sako.

Ndërsa pushuesit e parë kanë ardhur dhe jozyrtarisht sezoni ka nisur që më 1 maj, edhe plazhet në Gjirin e Lalëzit nuk janë ende gati.

Nga të dhënat e njësive akomoduese përgjatë bregdetit të Durrësit, rreth 80% e hoteleve në vijën e parë janë të pronotuara totalisht.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026