Të rinjtë protestë përballë ambasadës shqiptare në Londër: Kërkojmë drejtësi për Klodianin
Dhjetëra te rinj shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Angli u grumbulluan për të protestuar para ambasadës shqiptare në Londër.
Në shenjë solidarizimi me protestat që janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ata dolën me flamuj dhe me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”.
Një prej të rinjve pjesëmarrës në këtë protestë, Ermir Bruka u shpreh se protesta mbi vrasjen e 25- vjeçarit Klodian Rasha nuk ka motive partiake dhe se është e papranueshme që shqiptarët të keqtrajtohen nga shteti i tyre.
“Nuk duam që të tilla raste të ndodhin më në shtetin tonë. Kjo nuk është partiake, jemi djem të rinj shqiptarë që kërkojnë drejtësi për të riun 25-vjeçar Klodian Rasha. Ndihemi shumë keq për vëllezërit tanë shqiptar që keqtrajtohen nga shteti, kjo nuk është e pranueshme, u shpreh Bruka.
Të rinjtë e pranishëm u shprehën se protestat përballë ambasadës shqiptare në Londër do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Lexoni gjithashtu:
Dita e pestë e protestës, qytetarët thirrje për drejtësi, policia ndërhyn më ujë dhe gaz lotsjellës
Protesta për Klodian Rashën, Genc Sejko: Nuk është politike, dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut