Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, arrestohen 4 persona, procedohen në gjendje të lirë 46 të tjerë
Përmes një njoftimi Policia e Shtetit bëri me dije se nga protesta e bërë për vrasjen e Klodian Rashë janë arrestuar në flagrancë 4 qytetarë dhe në gjendje të lirë po procedohen 46 qytetarë të tjerë.
Akuzat që rëndojnë lidhen me grumbullime, manifestime të paligjshme, shkatërrim i pronës publike dhe plagosje e një punonjësi policie.
“Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private,” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Së fundmi Policia e Tiranës apeloi për respektimin e protokollit anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit dhe gjithashtu bëri thirrje që qytetarët t’i adresojnë problemet e tyre pranë institucioneve duke shmangur kësisoj protestat.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut