Messi i jep lamtumirën PSG, ylli argjentinas flet përpara ndeshjes së fundit

3 Qershor 2023 | 17:53

Kjo e diel, 23 qershor 2023 shënon dhe ditën e lamtumirës së Lionel Messit te ekipi i Paris Saint-Germain. Pas dy sezonesh në Francë, Messi do të luajë mbrëmjen e kësaj të shtune ndeshjen e fundit në Ligë 1, kundër Clermont. Përtej përplasjeve të fundit me ekipin dhe tifozët, ylli argjentinas ka dashur të lërë një mesazh falënderimi për ekipin francez. Duke folur për ESPN, kampioni i botës tha se kishte shijuar qëndrimin e tij në Parc des Princes, duke ndarë dhomën e zhveshjes me lojtarë të mëdhenj si Kylian Mbappé apo Neymar.

“Jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj PSG-në. Më pëlqeu shumë të luaja në këtë ekip dhe me lojtarë kaq të mirë. Dua të falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, deklaroi Messi.

Largimi i “pleshtit” nga PSG, u paralajmërua përpara 3 ditësh nga trajneri Christophe Galtier.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Është një privilegj i madh. Të shtunën është ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes dhe shpresoj se ai do të mirëpritet në mënyrën më të mirë”, tha Galtier.

Messi mbërriti te PSG në gusht 2021 me një kontratë dyvjeçare plus një të tretën si opsion. Pas Kupës së Botës në Katar, dukej se lojtari dhe klubi do të aktivizonin dhe një vit shtesë, por javët e fundit pozicionet janë larguar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026