Ardi Veliu: Viti 2020 me rritje të kultivimit të kanabisit, por policia asgjësoi më shumë
Gjatë vitit 2020 pati rritje të kultivimit të kanabisit në Shqipëri, megjithatë policia arriti të bllokojë trafikimin e saj drejt Italisë duke rritur ndjeshëm nivelin e kapjes dhe asgjësimit të parcelave.
Kjo u nënvizua të hënën gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për luftën ndaj kanabisit ku u nënvizua se situata e pandemisë nxiti rritjen e kultivimit.
Drejtori i Policisë shqiptare, Ardi Veliu tha se gjatë këtij viti janë kryer rreth 144 mijë kontrolle në terren, prej së cilave janë pikasur dhe asgjësuar 137 mijë bimë narkotike, nga të cilët rreth 16 mijë kanë qenë fidanë në kubikë.
Veliu tha se gjatë vitit 2020 ka pasur 37% më pak lëndë narkotike të trafikuar drejt Italisë. Këtë ai e tha pas treguesit të sasisë së kapur nga autoritetet shqitpare, sasi e cila ka qenë më e ulët këtë vit, por edhe nga fakti se ka pasur më shumë asgjësime.
Në tërësi gjatë vitit 2020, pati 32,704 mijë bimë narkotike më shumë të asgjësuara krahasuar me vitin 2019.
“Në vitin 2019 janë kapur rreth 1,448 kilogramë, ndërsa gjatë këtij viti 911.5 kilogramë,” – u shpreh Veliu duke nënkuptuar se kjo ulje e sasisë së kapur ishte rrjedhojë e operacioneve të policisë që kanë bllokuar parcelat.
Gjatë vitit 2020, bashkëpunimi me Guardia Di Finanzan italiane, solli si rezultat 67 misione fluturimi dhe vëzhgimi në territoret shqiptare me një total prej 185 orësh fluturimi. Prej këtyre fluturimesh u identifikuan rreth 58 mijë bimë narkotike, diçka më shumë se dyfishi i një viti më parë.
Drejtuesi i përgjithshëm i policisë tha se gjatë vitit 2020 janë proceduar mbi 200 zyrtarë vendorë, 17 punonjës policie, tre të tjerë janë përjashtuar dhe 11 eprorë drejtues janë transferuar.
Raportimin Veliu e bëri gjatë konferencës së përbashkët të titulluar “Shqipëria pa kanabis” ku morën pjesë përfaqësues nga ministria e Brendshme e Italisë, gjenerali Giuseppe Arbore dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
Lexoni gjithashtu:
Operacioni anti-drogë në Vlorë, Lleshaj: Një sukses, u shkatërrua një rrjet prej 41 personash
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq