Shpërndanin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi, arrestohen 2 turistë anglezë

4 Qershor 2023 | 14:40

Dy turistë angelezë janë në pranga pasi shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Policia shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre dhe sekuestroi doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, gati për shitje, shuma parash në lekë, euro dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike në doza.

Si rezultat i operacionin policor të koduar “Parts 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez Ë. K., 32 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026