SPAK të hetojë krimet zgjedhore, ‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet sipas paktit të 5 qershorit

14 Dhjetor 2020 | 13:35

Komisioni i Ligjeve miratoi amendimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale si dhe në dy ligje, si reflektim i ndryshimeve që më herët i ishin bërë Kodit Zgjedhor në bazë të asaj që u arrit në Këshillin Politik me marrëveshjen e 5 qershorit mes opozitës dhe mazhorancës.

Me miratimin e ndryshimeve në ligjin për Prokurorinë, tashmë këtij institucioni i jepen kompetenca për të hetuar krimet zgjedhore, siç më herët palët politike kishin rëndë dakord në 5 qershor.

Në fjalën e tij gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se me këtë votim, Kuvendi po miraton ato çka ishte vendosur në Këshillin Politik, por pasi ka marrë edhe dakordësinë e institucioneve dhe grupeve të interesit.

 “Ndryshimet që po kalojmë sot në ligj, kanë të bëjnë vetëm me reflektimin në ligj të ndryshimeve që ka pësuar Kodi Zgjedhor për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit dhe nuk kanë lidhje me propozimet e tjera që janë propozuar për këtë ligj. Për të qenë të qartë, në nenin 91 do të reflektohen me të njëjtën përmbajtje ndryshimet e propozuara. Pra, në vlerësimin etik dhe profesional të veprimtarisë së magjistratit do të përfshihen edhe çështjet që kanë të bëjnë me krimet zgjedhore. Pra në nenin 75/a, veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të hetohen nga SPAK”, u shpreh deputeti Manja.

Këto ndryshime ligjore parashikojnë që kryeprokurori dhe prokurori të kenë kompetenca të gërshetuara për hetimin e rasteve të krimeve zgjedhore.

Po ashtu, SPAK do të ketë të drejtë të hetojë shitblerjen e votës kurse prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe të posaçme pune.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026