Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese: Djali s’kishte shenja agresiviteti
Albi Muhollari mbyti nënë e tij Zeniate Muhollari, 65 vjeç mbrëmjen e të shtunës më 3 qershor dhe shkak mendohet të jetë gjendja e rënduar psikologjike e të riut.
24-vjeçari ishte kthyer përpara disa ditësh nga SHBA-ja ku jetonte prej vitesh ndërsa kishte shfaqur shenjat e një gjendje të rënduar psikologjike. Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”.
“Ai banon në Amerikë, të dhëna nga familjarët për ndonjë problem në Amerikë ose ndonjë dokument spitalor nuk ka. Për herë të parë ka ardhur para dy ditëve në urgjencën e spitalit, është vlerësuar nga ne me qetësinë e duhur, me komunikimin normal, me arsyetimin e pranueshëm, pa shenja agesiviteti, ka marrë një qetësues të zakonshëm dhe është larguar në shtëpi i qetë”, thotë mjeku neurolog Koço Stathodhari.
Mbrëmjen e së shtunës gjatë një debati në familje i riu, djali i vetëm i familjes, dyshohet se ka mbytur me qese plastamasi nënën e tij. Ai është ndaluar nga policia e Përmetit. Fqinjët shprehen se kjo familje ka qenë e rregullt dhe djali nuk ka shfaqur më përpara shenja agresiviteti.
“Djali ka qenë në shkollë përsëmbari se unë kam vajzën mësuese, ka qenë djali më i qetë në shkollë, të tërë u habitën, djalë i qetë, nuk e dimë se dimë, fati i keq i të dyve si i djalit dhe i saj, për të dy na vjen keq, djali 24 vjeç pa rritur mirë dhe kjo grua e radhë”, pohon një fqinjë e familjes.
Policia lokale në bashkëpunim me organet e hetimit vazhdojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta