Sarrazin zbulon çfarë i tha Kurtit në kulmin e tensioneve në Veri
I dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zbuluar gjatë një interviste për mediat e huaja bisedën që ai pati javën që lamë pas me kryeministrin Albin Kurti.
Në intervistën e realizuar për Table Berlin, Sarrazin tha se i komunikoi kryeministri Kurti se në konfliktin në Veri të Kosovës secili prej palëve do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
“Fillimisht, më duhet të them atë që i thashë drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: secili është përgjegjës për veprimet e veta. Natyrisht, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka mbjellë mosbesim shtesë me deklaratat dhe votën në Këshillin e Evropës javët e fundit. Megjithatë, vendimi i qeverisë së Kosovës për të rrezikuar këtë përshkallëzim duke i çuar kryetarët e komunave në bashki me një përcjellje të fuqishme policore është një gabim për të cilin ajo mban përgjegjësi politike”.
Në vijim të fjalës së tij Sarrazin theksoi se Berlini mbështetet plotësisht dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe prioritet kyç është rikthimi në tavolinën e bisedimeve.
“Ne e mbështesim plotësisht të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Për t’u larguar nga situata e vazhdueshme e krizës tani, zbatimi i marrëveshjes bazë midis dy vendeve, të rënë dakord në shkurt dhe mars, duhet të përparojë përfundimisht. Kancelari Scholz dhe presidenti Macron i mbështetën prerazi këto përpjekje për dialog në bisedimet e përbashkëta me krerët e shteteve nga Kosova dhe Serbia të mërkurën në Moldavi. Prioriteti këtu është kthimi në tryezën e bisedimeve, qetësimi i situatës në veri, vazhdimi i zgjedhjeve të reja në komunitete dhe zbatimi i marrëveshjes bazë”.
Për sa i përket sulmeve të serbëve ndaj ushatrëve të KFOR-it, ai tha: “Nuk mund ta thuash këtë në përgjithësi. Ka nga ata që e kanë marrë mendjen, që janë përzier dhunshëm me demonstruesit para bashkisë. Ata, natyrisht, mbajnë përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë, veçanërisht ndaj atyre që kryen krime të dhunshme. Nuk duhet të gënjejmë se këta ishin vetëm qytetarë të Mitrovicës së Veriut. Ata nuk ishin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë