Mesazhet që u përcollën, si u pa në sytë e gazetarëve protesta për vrasjen e Klodian Rashës
Vrasja e të riut Klodian Rasha shkaktoi protesta në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Tipologjia e protestës duket se nuk ka qenë e njëjtë në ato qytete, ku pati organizim shoqëror.
Gazetari i News 24 në Elbasan Fatmir Popja tha për Euronews Albania se ndryshe nga herët e kaluara ku protestat kanë qenë të zëshme, kjo atmosferë shtoi ai nuk është ndjerë sa duhet në këtë qark për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
“Si kudo në Shqipëri pasa vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rashës, këto ditë ka pasur protesta në disa qytete të qarkut të Elbasanit. Protesta kanë qenë të qeta, por ajo që ka rënë në sy ka qenë protesta me një numër jashtëzakonisht të vogël. Nuk ka ndodhur në këto 30 vjet demokraci, sidomos në qytetin e Elbasanit, i cili është kryeqendra e Shqipërisë së mesme. Ky reagim i pazëshëm është përcjellë me shqetësim nga qytetarët e Elbasanit. Shoqëria civile gati gati ka qenë inekzistente. Nuk di ta shpjegoj, sepse nuk ka ende një reagim, qoftë edhe minimal”, tha Popja.
Ai shtoi se reagimi ka qenë shumë i dobët jo vetëm nga ana e qytetarëve, por kjo heshtje është reflektuar qartë edhe tek organizatat joqeveritare.
“Kemi një reagim kaq të dobët të opinionit qytetar, por edhe i organizatave joqeveritare. Ndoshta janë ruajtur organizatat joqeveritare se mos përfshihet fuqishëm politika në këtë lëvizje protestash. Organizime serioze të të organizatave joqeveritare nuk kemi parë ende”, tha Popja.
Protesta për vrasjen e të riut u zhvilluan edhe në Shkodër, ku nuk munguan as veprimet e dhunshme. Një grup minorenësh sulmuan të shtunën që lamë pas selinë e Partisë Socialiste, dhe prej andej nxorën jashtë godinës dokumente dhe orenditë dhe më pas u vunë zjarrin.
Gazetari i Top Channel, Ardi Hoti u shpreh në emisionin “Ilva Now” se në Shkodër ka pasur protesta të shumta, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e fëmijëve nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ajo që e shqetëson më tepër gazetarin Hoti është fakti i përdorimit të dhunës në shoqërinë shqiptare.
“Në këto 20 vite kemi parë protesta, por ajo që dua të them se pjesëmarrja e minorenëve ishte diçka që ne nuk e kishim parë më parë. Djegia e selisë ishte e panevojshme. Ne si shoqëri po nxisim dhunë, ne po e promovojmë dhunë. Ne po rrisim një brez të dhunshëm, dhe po mundohemi të zgjidhim gjërat me dhunë dhe duket sikur dhunën po e standardizojmë, dhe në këtë kontekst duhet të punojmë më tepër për veten sa i takon zgjidhjjes së problematikave. Nuk duhet ta lexojmë protestën si diçka të gabuar, por protesta është diçka e drejtë kur qytetarëve u bëhet padrejtësi”, tha ai.
I pyetur se çfarë masash ka marrë policia për të miturit që sulmuan selinë e Partisë Socialiste, gazetari Hoti tha se ata fillimisht janë intervistuar e më pas janë lënë të lirë.
“Të miturit janë intervistuar në Polici dhe më pas janë lënë të lirë. Justifikimi i tyre është psikologjia e tumës, ky është një përkufizim i përgjithshëm i momentit. Ne kemi kaluar protesta shumë, por protesta e fëmijëve dhe të miturve nuk është parë as në Shkodër, por as në qytetet e tjera të Shqipërisë”, shtoi Hoti në Euronews Albania.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme