Një rus në garë për Shqipërinë, Matvey Petrov nderon flamurin kuqezi me medalje ari në europian

15 Dhjetor 2020 | 07:53

I lindur në Rusi, prej vitesh jeton në Pragë të Çekisë, por përfaqëson kombëtaren shqiptare dhe fitoi të parën medalje të artë në kampionatin evropian të Turqisë.

Quhet Matvei Petrov dhe mund të jetë një nga rastet e rralla, që një sportist i një vendi tjetër garon për flamurin kuqezi.

30-vjeçari bëri që në Mersin të Turqisë të dëgjohet himni kombëtar i Shqipërisë. 

Për Euronews Albania, Petrov ka treguar emocionet e tij pasi i solli Shqipërisë medaljen e arit, teksa veçon dhe lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë.

“Është një ndjesi e mrekullueshme, për çdo vend. Por për mua ishte një rrugë e gjatë pasi kam kaq vite në gjimnastikë dhe për here të pare në jetën time arrita të merrja medaljen e artë në Kampionatin Evropiania. Jam shumë I lumtur, ndihem vërtet I lumtur (mirë). Unë e dua Shqipërinë. Jam shumë krenar, jo vetëm për veten por edhe për Shqipërinë”, u shpreh Matvei Petrov, gjimnazist i kombëtares së futbollit.

Petrov premton se do të provojë të bëjë sërish krenar shqiptarët, duke shpalosur dhe objektivat e tij për të ardhmen.

“Po planifikoj të shkoj në Lojërat Olimpike. Nëse është e mundur në Tokio, si dhe në Paris.  Gjithashtu dua të fitoj edhe kampionatin evropian të radhës. Për momentin kam dëshirë të fitoj kampionatin botëror”, u shpreh ai më tej.

Trajneri i tij, Alon Hasa tregon se ka qenë një punë e madhe për të arritur në një sukses historik dhe kaq të shumëdëshiruar.

Petrov mori në vitin 2018 nënshtetësinë shqiptare, për të garuar për ngjyrat kuqezi. Pak muaj më parë, 30-vjecari mori medalje bronzi duke përfaqësuar vendin tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026