Masa ndaj protestuesve, avokati: Vendimi i Gjykatës i paligjshëm, tubimi ishte spontan derisa nuk ka një udhëheqës

15 Dhjetor 2020 | 08:37

Familjarët dhe avokatët e të arrestuarve për protestat e ditëve në fundit akuzojnë policinë për ndalime të paligjshme. Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 59 protestuesit e vënë në pranga në kryeqytet për kundërshtim e goditje të policisë, pengim qarkullimi si dhe shkatërrim prone

Avokati Boiken Bendo tha për Euronews Albania se protestat e mbajtura ditëve të fundit u përgjigjen plotësisht kritereve ligjore, duke qenë se e liria e tubimit është përcaktuar si e drejtë themelore e çdo individi dhe shihet si e drejtë jo privilegj.

Sipas tij, shteti duhet të mbrojë të drejtën e njerëzve që e ushtrojnë paqësisht këtë liri për të tubuar.

Lidhur me rastin konkret, avokati shpjegoi se veprimtaria e nuk përbën një tubim të organizuar,  ndaj nuk kërkon një leje të posaçme.

“Është një organizim spontan derisa nuk ka një udhëheqës. Sa kohë nuk kërkohet një leje e posaçme nuk jemi në kushtet kur çdo pjesëmarrës që ka shprehur bindjet e tij në raport me aspekte të ndryshme të veprimtarisë shtetërore nuk ka marrë pjesë aktivisht në një tubim të paligjshëm. Ndaj akuzat janë të pabaza dhe të paligjshme.

Janë absurde pretendimet e ngritura mbi supozime. Ndaj sa kohë mungojnë provat, s’mund të konsiderohen të ligjshme vendimet e marra nga gjykata”, tha avokati.

Sipas avokatit pretendimi i ngritur nga policia lidhur me shkelje të ligjit për pandeminë nga ana e protestuesve, z. Bendo u shpreh se ky ndalim që bëhet është i pakufizuar në kohë dhe si i tillë përbën mohim të të drejtës për të tubuar.

“Në këtë kuptim ky kufizim i policisë është në vetvete mohim i të drejtës për tubim, në një kohë që kushtetuta e thotë haptas që nuk mohohen, por kufizohen në mënyrë të përkohshme. Qëllimi i referuar nga ana e policisë nuk është qëllim i ligjshëm”, tha avokati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026