Meta ktheu buxhetin 2021, Denaj: Më i lartë në shëndetësi në 10 vitet e fundit, zerove rritjen e pagave për mjekët

15 Dhjetor 2020 | 10:29

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se qeveria gjatë vitit 2020 përballoi me sukses dy goditje të njëpasnjëshme, tërmetin dhe pandeminë.

“Përballuam me sukses këtë vit, dy goditje të njëpasnjëshme, duke dëshmuar reagim të shpejtë, mbështetje të 300 mijë individëve ime pagesa të drejtpërdrejta, më shumë se 100 mijë biznese të vogla nëpërmjet paketës së lehtësirave fiskale, më shumë se 1300 biznese të mesme e mëdha nëpërmjet skemave të garancisë sovrane, nëpërmjet skemave 1 dhe 2 dhe mbi të gjitha realizuan qëndrueshmërinë e financave publike”, u shpreh Denaj.

Denaj reagoi edhe për vendimin e presidentit Ilir Meta për kthimin e buxhetit të vitit 2021. Ajo theksoi se në argumentet e presidentit zerohet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. Ndërsa qeveria Rama për vitin 2021 ka mbështetur këtë sektor. 

“Ky është buxheti më i lartë në shëndetësi në 10 vitet e fundit dhe jo të gjithë e lexojnë kështu dhe dua t’i jap një përgjigje presidentit këtu, për disa nga argumentet në kthimin e buxhetit  2021. Rritja minimale e parashikuar në këtë sipas argumenteve në këtë shkresë zeron disa zëra të rëndësishëm, siç janë rritjet e pagave të mjekëve, infermierëve dhe laburantëve, janë zëra që janë në buxhet dhe janë të rëndësishëm. Për këtë vit të vështirë është një mbështetje jo vetëm për këtë sektor, por kjo situatë në asnjë vend në rajon nuk ka ndodhur, qeverisja socialiste e ka marrë kete angazhim për t’i mbështetur në ditët e tyre më të vështira”, ka thënë Denaj.

Më datën 11 dhjetor, presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. 

Meta  cilësoi buxhetin “jo-realist” teksa theksoi me keqardhje se nuk ka tregues objektiv për sa i përket parashikimeve për ritje ekonomike, për përmirësimin e treguesve fiskal apo dhe treguesve ekonomikë të ndërmarrjeve shtetërore.

Lexoni gjithashtu:

Meta kthen për rishqyrtim buxhetin e vitit 2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026