Gjykata europiane dënon Rusinë lidhur me helmimin e Navalnyt, ja gjoba që do paguajë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) e dënoi Rusinë më 6 qershor për dështimin në hetimin e duhur të helmimit të opozitarit Alexei Navalny në vitin 2020, për të cilin Perëndimi thotë se ishte një tentim për vrasje.
ECHR-ja, me seli në Strasburg të Francës, tha se Rusia kishte dështuar në mënyrë të dukshme “t’i hetojë pretendimet për një motiv të mundshëm politik për tentativën e vrasjes, si dhe përfshirjen e mundshme të agjentëve shtetërorë”, duke konstatuar unanimisht se Rusia e kishte shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në deklaratën e publikuar thuhet se Rusia kishte refuzuar të hapte procedurë penale për helmimin që kishte bërë që Navalny të binte në komë.
Aktivisti opozitar kundër korrupsionit, i parë nga mbështetësit e tij si një rival i mundshëm politik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia.
Ai më vonë u evakuua në Gjermani, ku u shërua, por u burgos menjëherë pas kthimit të tij në Moskë dhe që atëherë ka qenë në burg.
ECHR-ja vuri në dukje se testet e kryera nga qeveria gjermane kishin gjetur “prova të qarta” të pranisë së helmit kimik Novichok në trupin e Navalnyt.
Gjykata evropiane tha se hetimi i bërë nga Rusia lidhur me këtë rast nuk ishte i hapur dhe se Navalny nuk ishte lejuar të merrte pjesë.
Hetimi nuk arriti “të çonte në vërtetimin e fakteve përkatëse, si dhe identifikimin dhe, nëse do të ishte e përtshtatshme, ndëshkimin e personave përgjegjës, prandaj hetimi nuk mund të konsiderohet adekuat”, tha ai.
Rusia u urdhërua ta paguante Navalnyn 40.000 euro si dëmshpërblim.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera