Rally Albania në Voskopojë, 400 pjesëmarrës në garë, të huajt mahniten nga Shqipëria

6 Qershor 2023 | 16:49

Mbi 200 mjete sportive Rally dhe afro 400 garues kanë zbarkuar në fshatin turistik të Voskopojës, për ndalesën e tyre të tretë.

Ky është edicioni i 19 i kësaj gare, e cila në itinerarin e saj këtë vit përfshin Velipojën, Voskopojën, Beratin.

Aventurë, baltë, emocione, adrenalinë, mikpritje dhe ushqim të mirë, kështu e përshkruajnë të huajt deri tani Shqipërinë.

“Shqipëria është fantastike. Është hera e dytë që vij, me pëlqen shumë dhe gjithmonë kur te mundem do të rikthehem. Kjo garë është shumë e bukur, emocionuese, me pëlqejnë karakteristikat këtu që nuk i gjen shpesh, rrugët këtu janë të vështira por kjo e bën garën me të bukur”, thotë një pjesëmarës.

“Vij nga Italia, jemi lodhur, është hera e parë që vij këtu dhe zakonisht jam mësuar në AbuDabi, nëpër rrugë me asfalt, por ky terreni është dashuri. Shqipëria dhe njerëzit janë më të mirë në botë”, shprehet një tjetër.

Përpos garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është promovimi turistik që i bëhet vendit duke ndikuar pozitivisht në rritjen e ekonomisë lokale.

“Siç e shihni këtë vit ka pasur jashtëzakonisht shumë pjesëmarrje, kanë qenë gati 200 mjete dhe 400 garues, bashkë me staf bëhen gati 500 veta. Jemi duke shkuar në qytete të ndryshme dhe patjetër rrisim dhe ekonominë jo vetëm bëjnë garë, kanë pjesën e sfidën e të pasionit por ndihmojnë Shqipërinë në promovim dhe rritjen ekonomike dhe vet shqiptarët gjithashtu”, thotë Julinda Dhame, organizatore.

Rally Albania këtë vit ka nisur në datën 3 dhe përfundon në 10 qershor, me një festë të madhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026