SPAK urdhër-arresti për ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës

6 Qershor 2023 | 17:10

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të bashkisë Durrës.

Sipas informacioneve jozyrtare, me urdhër të SPAK janë firmosur disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë në Durrës të dyshuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Operacioni është në vijim dhe nuk dihen ende emrat dhe çfarë detyrash kanë mbajtur personat në fjalë.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se në mënyrë jozyrtare është mësuar se bëhet fjalë për një procedim penal të hetuar prej kohësh lidhur me një ndërtim pa leje.

Sipas informacioneve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

]Edhe pse në media është përfolur se mes urdhër-arresteve është edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangush Dako, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK lidhur me këtë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026

Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u përcolli një mesazh brezit të ri të magjistratëve...
10:46 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026