“Duhet folur për parregullsitë në zgjedhje”, Këlliçi: Tiranën nuk e humba, e vodhën
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak i Tiranës, Belind Këlliçi tha në një intervistë për Euronews Albania se ka qenë i ndërgjegjshëm që në fillim të garës se ishte në kushte të pabarabarta.
Ai u shpreh se në gjysmën e tavolinave nuk kanë pasur mundësi të kishin numërues apo vëzhgues, fushata nuk ka pasur fonde, ndërsa ka munguar dhe koha televizive.
“Për hir të së vërtetës kisha dhe një bindje absolute se vendimi i gjykatës së Apelit do të ishte ai vendim skandaloz që vulën dhe logon ja la një pakice, një fraksioni të vogël në Partinë Demokratike, për të bërë të mundur kështu çarjen e opozitës, çarjen e Partisë Demokratike dhe për të krijuar një perceptim te qytetarët që është e pamundur që në këtë situatë ku është opozita, ku është Partia Demokratike, mbi të gjitha ku dilet me dy kandidatë, të fitojë opozita ose të fitojë Partia Demokratike,” – u shpreh Këlliçi.
Ai shtoi se të gjitha problemet e sipërpërmendura i dinte që kur hyri në garë, ndërsa intimidimin gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, i përjetoi rrugës.
“Tirana është vjedhur këtë e dinë të gjithë, por megjithatë është interesante kjo qasje kur nuk flasim për parregullsitë dhe flasim për çështje të tjera. Duhet folur për parregullsitë që ka pasur procesi pik së pati, për ato që janë faktuar,” – u shpreh Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.