Detajet nga hetimi për ish-zyrtarët e Durrësit dhe Vangjush Dakon
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka pasur ende një reagim zyrtar sa i takon urdhër-arresteve për ish-zyrtarët e bashkisë Durrës, mes tyre dhe për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Ky i fundit është pyetur disa muaj më parë në Prokurorinë e Posaçme pikërisht për këtë hetim të udhëhequr nga prokurori i SPAK, Sotir Kllapi.
Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh janë akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtarët në dy episode të ndara.
“E para ka të bëjë me një ndërtesë e cila dyshohet të jetë dhënë dy herë një leje drejtimi duke abuzuar pikërisht me detyrën në këtë formë, ndërkohë që nga ana tjetër sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara zyrtarisht bëhet fjalë edhe një procedurë tjetër prokurimi në lidhje me një konsulencë të dhënë nga Bashkia e Durrësit, por për këtë të dytën ende nuk kemi një informacion të detajuar,” – raportoi Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut