Manastirliu në spitalin e Elbasanit: Gati hapja e 5 spitaleve rajonale, 600 shtretër në skenarin e parë

15 Dhjetor 2020 | 12:34

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla inspektuan pavionet e dedikuara COVID në spitalin rajonal të Elbasanit, në përgatitje për t’u hapur sipas skenarëve të përballimit të epidemisë. Duke theksuar se situata në spitale aktualisht është e qëndrueshme, ministrja Manastirliu deklaroi se janë gati për t’u hapur pesë spitalet e para rajonale, kur të ezaurohen kapacitetet e 4 spitaleve COVID në Tiranë.

“Kemi investuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tashmë jemi gati me tre pavione të dedikuara në spitalin rajonal të Elbasanit, në funksion të mbështetjes së qytetarëve të prekur nga COVID19, të cilët do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër të cilët kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, linjat e oksigjenit, pajisjet e nevojshme, strukturat e terapisë intensive dhe stafin e dedikuar, në funksion të standardeve që ne tashmë i kemi vendosur për spitalet tona rajonale”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm në skenarin e parë janë 600 shtretër në dispozicion të pacientëve me Covid.

“Në skenarin e parë, ashtu sikurse e kemi planifikuar do të jenë 5 spitale rajonale, të cilat do të vendosen në funksion dhe për të cilat janë investuar, janë marrë masat me të gjithë infrastrukturën e përshtatur. Mjekët, infermierët janë trajnuar. Janë 600 shtretër në 5 spitale rajonale të vendosura në dispozicion të mbështetjes të situatës dhe pacientëve me Covid. Dhe në tërësi në 3 skenarët e paracaktuar janë 1600 shtretër së bashku me 4 spitalet Covid për përballimin e situatës”, tha Manastirliu.

Në kuadër të Strategjisë sonë vjeshtë-dimër, përgatitja e spitaleve rajonale është pjesë e skenarëve për t’iu përgjigjur situatës, duke ndjekur në dinamikë dhe kapacitetet në 4 spitalet COVID. Spitali i Elbasanit është në 5 spitalet e para që do të hapen në mbështetje të kapaciteteve aktuale, me pavione të veçanta dedikuar pacientëve me covid19.

Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë.

Më pas do të përfshihen edhe spitalet e tjera rajonale dhe janë 1600 shtretër, bashkë me pajisjet e nevojshme dhe stafin e trajnuar, të parashikuar sipas skenarëve, për të përballuar fazën e epidemisë në dimër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026