Eni Ferhati: Lëvizjet e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar në “Now me Erla Mëhillin” lëvizjet e fundit të prokurorit të SPAK-ut Sotir Kllapi i cili ka nxjerrë urdhër-arrestet për ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit, përfshirë këtu edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Gazetari shtoi se kanë pasur indicie në këto ditë për një arrestim të mundshëm të Dakos, ndërsa vetë ai, sipas burimeve, e priste gjithçka ndodhi këtë të martë.
“Ditën e sotme prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi i është drejtuar me një kërkesë gjyqtarit të shkallës së parë Erion Bani dhe po ditën e sotme është disponuar me këtë vendim pa arsyetim dhe janë ekzekutuar, megjithëse është e vërtetë që ne gazetarët që jemi pranë Prokurorisë së Posaçme kemi disa ditë që kemi pasur një lloj indicie nga burime të ndryshme për një operacion. Kemi dhe informacione që vetë zoti Dako është shprehur që i druhej një arrestimi këto ditë nga ana e SPAK-ut,” – u shpreh Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania