EKSKLUZIVE/ Flet njeriu që çoi pas hekurave Vangjush Dakon

6 Qershor 2023 | 21:23

Bashkim Dako, banor i qytetit të Durrësit aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm.

Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë Durrës.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Dako u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.

“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie. Denoncimi i parë është në 2018, në 2019 e më tej në SPAK, e kemi çuar në të gjitha institucionet. Akoma s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ky është arrestim politik. kjo nuk është zgjidhje për ne, është për të mbuluar vjedhjet. ky mbulon vjedhjet e të tjerëve tani. S’e besoj kurrë. Tre javë kam që e di unë këtë histori”, tha Dako”, tha Dako.

Prokuroria e Posaçme nxori të martën 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes të cilëve ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026