Godole pas mbledhjes: Duhet analizë për situatën në PD, s’është puna te kryetari

7 Qershor 2023 | 09:57

Anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole ka folur pas mbledhjes që u zhvillua mbrëmjen e djeshme dhe që zgjati për 10 orë.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri.

Ajo theksoi se nuk është puna te kryetari, e rëndësishme është që PD duhej të tregonte se është një parti ndryshe

“Pas zgjedhjeve të 6 marsit kam thënë duhet të bëjmë një analizë në mënyrë që të nxjerrim mësime përse jemi këtu që të mos na ndodhë kjo gjë që ndodhi sot. Sot iu thash, kujdes kolegë ne duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë sot për të zgjedhur dhe filluar votimin për kryetar. Nuk është puna te kryetari, e rëndësishme është që PD duhej të tregonte se është një parti ndryshe, është një parti e cila mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen thellë, duke shkuar te baza por duke pyetur edhe e PD. Dje vetëm pasi ta kemi këtë mendim të bazës, ti analizojmë, të nxjerrim disa mësime, ca nuk shkon me PD që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta. Unë e jam shumë e sigurt që ka edhe 700 mijë të tjerë që do të donin ta votonin PD, por me një lidership të ri”- tha Godole.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026