Trafikimi i qenieve njerëzore, drejtorja e ‘GRETA’-s: Shqetësimi ynë, pandëshkueshmëria e autorëve

15 Dhjetor 2020 | 16:13

Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë duhet akoma më shumë punë për të parandaluar këtë krim. Është ky konstatimi i grupit të ekspertëve kundër këtij fenomeni i pasqyruar në raportin e tretë të Këshillit të Europës, i cili vlerëson ndryshimet e bëra në legjislacionin shqiptar për të forcuar të drejtat dhe pozitën e viktimave të këtij krimi.

Sipas raportit, Shqipëria duhet të punojë më shumë për mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve të trafikimit dhe anëtarëve të familjes së tyre nga hakmarrja apo ndonjë rrezik i mundshëm nga trafikantët.

Për këtë raport dhe gjetjet e tij për Shqipërinë Euronews Albania zhvilloi një bisedë me drejtoren ekzekutive të Grupit të Ekspertëve në Veprim Kundër Trafikimit, Petya Nestorova. Ajo tha se shqetësimi kryesor që ngrihet në këtë çështje është pandëshkueshmëria e autorëve të trafikimit.

 

Intervista e plotë:

Pyetje: Kur është bërë ky raport dhe cilat janë gjetjet kryesore të tij?

Petya Nestorova: Ky raport, i hartuar nga një grup ekspertësh, u publikua sot dhe përfshin periudhën nga fundi i 2015 deri në fillim të këtij viti. Ka pasur një vizitë të këtij grupi ekspertësh në Shqipëri vitin e kaluar për mbledhjen e informacioneve.

Pyetja: GRETA nxit autoritetet shqiptare te marrin ndihmë të specializuar ligjore dhe ndihmë juridike në një fazë të hershme. A nuk bëjnë autoritetet një punë të mirë për këtë?

Petya Nestorova: Ligji është në rregull, por në praktikë ka pengesa dhe nuk ka avokatë të përgatitur, apo të specializuar për të mbrojtur viktimat e trafikut. Kjo ka pasoja negative për aksesin në drejtësi, për dëmpshërblimin, si dhe për dënimin e trafikantëve.

Pyetje: GRETA thotë se ka qenë vetëm një dënim penal për këtë çështje. Sa raste kanë ndodhur që ende janë duke pritur për një dënim? Apo janë shkarkuar?

Petya Nestorova: Në fakt, ka disa dënime por vetëm një dëmshpërblim për viktimën përmes procedimit penal, që nuk është njësoj si dënimi i trafikantit. Ndaj kemi vetëm një rast kur një gjykatë kompenson viktimën me rreth 40 mijë euro, por autorët apeluan ndaj nuk mendoj se ajo u pagua. Kur bëhet fjalë për dënimet ka disa në vit, por numri është i ulët dhe nuk mund të krahasohet me numrin e viktimave të trafikantëve. Ndaj shqetësimi ynë është për pandëshkueshmërinë e tyre.

Pyetje: Ju thoni qe numri i dënimeve është i ulët. Si mendoni, nga vjen kjo? Mungesa e njohurive nga viktimat për të ndjekur mjetet ligjore apo nga autoritetet që neglizhojnë?

Petya Nestorova: Për dëmshpërblimin, nëse flasim për të, korniza ligjore nuk është problem. Problemi është se viktimat nuk kanë fuqi për ta kërkuar atë. Ato duhet të mbështeten për këtë dhe autoritetet e përfshira në drejtësinë penale, hetues, mbledhës provash, prokurorë dhe gjykatës duhet të mbrojnë interesat e viktimës në zemër dhe jo të mendojnë thjesht se autorët duhet të dënohen. Pra, të drejtat e viktimës nuk mbrohen në praktikë.

Pyetje: Cili është rekomandimi juaj për këtë çështje? Çfarë duhet të bëjnë autoritete shqiptare?

Petya Nestorova: Sa i takon dëmshpërblimit të viktimave janë disa rekomandime; së pari, të rritet kapaciteti i profesionistëve të drejtësisë penale përmes trajnimit, që të jenë në gjendje të bëjnë që viktima të ketë akses tek dëmshpërblimi përmes procedimit penal dhe jo të presë gjatë. Një tjetër pikë e rëndësishme është se më shumë duhet bërë në konfiskimin e aseteve kriminale, gjë që do të mundësonte dëmshpërblimin. Kur dëmshpërblimi dështon, shteti duhet të ndërhyjë. Në Shqipëri ka një fond shtetëror për parandalimin e krimit të organizuar, që duhet të jetë në dispozicion të viktimave të trafikut. Por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Ndaj ky është një tjetër rekomandim që duhet plotësuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026