SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka dërguar për gjykim çështjen ndaj ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, e cila akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Prokuroria tha se kishte përmbyllur hetimet duke dalë në përfundimin se Rami shpërdoroi detyrën duke shembur ndërtesat e ligjshme të dy familjeve Sako e Xhai gjatë punimeve për projektin e “rikualifikimit të hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë memorialit të rilindësve në Gjirokastër”.
Gjatë punimeve për projektin në fjalë, bashkia shembi ndërtesat e Dritan Sakos dhe Teodorti Xhait, duke shkaktuar një dëm, që sipas SPAK-ut ka shkuar në mbi 5.6 milionë lekë.
Çështja ndaj Ramit nisi në korrik 2019, kur dy familjet në fjalë denoncuan shembjen e shtëpive të tyre “në mënyrë të paligjshme”, pasi nuk kishte pasur asnjë vendim shpronësimi.
Rami, e cila u kandidua nga Lëvizja Socialiste për Integrim, drejtoi bashkinë e Gjirokastrës në periudhën 2015-2019.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania