Kreu plagosjen e rëndë në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

7 Qershor 2023 | 15:15

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë në Vlorë.

Gerald Dukaj akuzohet se ka plagosur rëndë një person pas një konflikti për motive të dobëta.

Ai u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas tentonte të hynte në vendin tonë, thuhet në njoftimin e policisë.

29-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 2 vjet burg për “plagosje të rëndë me dashje”.

Shtetasi Gerald Dukaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026