Studimi: Rreth 50% e fëmijëve vuajnë nga bruksizmi i gjumit

8 Qershor 2023 | 07:25

Bruksizmi i gjumit është kërcitja e dhëmbëve që ndodh gjatë gjumit dhe karakterizohet nga lëvizja e muskujve përgjegjës për përtypjen. Bruksizmi i gjumit dhe bruksizmi i zgjuar konsiderohen si kushte të dallueshme nga njëra-tjetra. Shpesh është shumë më e vështirë për njerëzit të jenë të vetëdijshëm se po kërcitin dhëmbët gjatë gjumit, gjë që e bën diagnozën të vështirë.

Një person i fjetur nuk mund ta perceptojë forcën e kafshimit të tij, kështu që ai mund të shtrëngojë më fort dhe të kërcëjë dhëmbët, duke përdorur forcë të madhe. Bruksizmi i gjumit është më i zakonshëm tek fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë sesa të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar. Shifrat e sakta se sa njerëz kanë bruksizëm në gjumë janë të vështira për t’u gjetur, sepse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që kërcitin dhëmbët gjatë natës.

Studimet kanë gjetur diku nga rreth 6-50% të fëmijëve mund të vuajnë nga Bruksizmi.  Mund të prekë edhe fëmijët sapo të dalin dhëmbët, kështu që disa foshnje dhe të vegjël mund t’i kërcëjnë dhëmbët, por edhe në mosha më të mëdha. Tek adoleshentët, prevalenca e bruksizmit të gjumit vlerësohet të jetë rreth 15%. Gjendja bëhet më pak e zakonshme me kalimin e moshës, pasi rreth 8% e të rriturve të moshës së mesme dhe vetëm 3% e të moshuarve besohet se kërcitin dhëmbët gjatë gjumit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026