Publikohen fotot e Dakos në gjykatë, i qetë duke komunikuar me të pandehurit e tjerë

8 Qershor 2023 | 12:58

Në ambientet e GJKKO-së, po zhvillohet seanca për komunikimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, të arrestuar me urdhër të SPAK disa ditë më parë.

Euronews Albania ka siguruar dhe një foto nga ambientet e brendshme të gjyqit, ku Dako shihet i qetë dhe duke komunikuar me të pandehurit e tjerë.

Krahas ish-kryebashkiakut të Durrësit, përara gjykatës kanë dalë dhe biznesmeni Fiqiri Farruku, për të cilin gjithashtu është vendosur fillimisht masa “arrest me Burg”, si dhe ish-zyrtarët Adriana Buku, Adnan Tocilla dhe Meri Semini për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë 4 persona vijojnë të mbeten ende në kërkim, ku burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se mund të jenë larguar jashtë vendit.

Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026