SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Dakos dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë

7 Qershor 2023 | 15:37

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e një dite më parë që çoi në pranga ish-kryebashkiakun e Durrësit dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie.

SPAK bën me dije se deri me tani janë ekzekutuar 6 masa sigurie, nga të cilat 4 arreste me burg dhe 2 arrest shtëpie, ndërkohë 4 persona janë ende në kërkim.

Vangjush Dako arrest ne burg

Fiqiri Farruku arrest ne burg

Adriana Bulgu arrest ne burg

Adnand Toçila arrest ne burg

Meri Semini arrest ne shtepi

Ferzilet Hajderi arrest shtepi

Në kërkim

Ermal Lama kerkim

Adlei Likmeta kerkim

Fatmir Jeupi kerkim

Diana Dedaj në kërkim, arrest shtepie

“Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH”, bën me dije SPAK.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga këto shkelje është 180 mln lekë të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026