Propozimi i Ramës për Asocacionin, reagon deputeti i LVV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar në lidhje me draftin e asocacionit të propozuar nga kryeministri Rama për komunat me shumicë serbe në veri.
Përmes një postimi në facebook, Muja thotë se një veprim i tillë nga kryeministri shqiptar vetëm sa e përforcon lidhjen e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, deklaron Muja.
Kujtojmë se përmes një konference për media, Rama njoftoi se drafti për Asocacionin i propozuar nga qeveria shqiptare i është dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, me qëllim ç’tensionimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta