Drafti i Ramës për Asocacionin, vjen reagimi i parë pozitiv nga Kosova
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka komentuar draft-statutin për Asociacionin, të cilin Edi Rama ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës.
Ai ka ka deklaurar se përpjekja e kryeministrit shqiptar ka për qëllim të ndihmojë Kosovën.
“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxha ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj. “Së pari, unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipëria natyrisht që ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot në tejkalimi e situatës. Së dyti, Asociacion nuk është një shpikje e kryeministrit Rama është një obligim nga viti 2013 për të cilin unë km qenë edhe në atë kohë që të krijohet. Nëse do të krijohen në 2013 në 2023 nuk do t’i kishin këto problem që i kemi sot”, ka thënë ai.
Sipas tij, kryeministri Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe. “Kurti e ka pranuar Asociacion në pikën e shtatë me një paketim të ri vetëmenaxhim. Dhe në pikëpamjen time si nënkryetar i Kuvendit mendoj që iniciativa e kryeministri Rama duhet ta ketë mbështetje në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.
LEXO GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta