Pritet të miratohet vaksina Moderna në SHBA

16 Dhjetor 2020 | 08:55

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA e konsideroi vaksinën anti-Covid, Moderna, të sigurt dhe efektive, sipas dokumenteve të publikuara të martën.

Sipas institutit Johns Hopkins, rezulton se pandemia e Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 300 mijë vdekje në SHBA.

Qeveria amerikane i ka shpresat te vaksina e Moderna-s për të përmbushur objektivin e saj për të vaksinuar 20 milionë persona brenda muajit dhjetor, edhe pse vaksinimi anti-Covid me vaksinën Pfizer ka nisu që të hënën në SHBA.

Vendimi i FDA-së për dhënien e autorizimit, për përdorimin emergjent të vaksinës së Moderna do të merret pas takimit të një grupi këshilltarësh të jashtëm të këtij institucioni ditën e enjte.

Ndërkohë shumë burime bejnë të ditur se miratimi i vaksinës Moderna do të bëhet të premten, por ende nuk ka informacione zyrtare.

Sipas FDA-së vaksina Moderna është shumë efektive në parandalimin e rasteve me COVID-19 dhe nuk sillte ndonjë shqetësim specifik lidhur me sigurinë tek të rriturit.

Efikasiteti i vaksinës ishte 80.2% vetëm me nje dozë të vetme, në provat e bëra gjatë muajit nëntor.

Vaksina Moderna duhet të jepet në 2 doza, menjë distancë prej 28 ditësh nga njëra-tjetra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022