Akuzat për qumështin pluhur, Krifca-opozitës: Nisma mbron prodhimin vendas

9 Qershor 2023 | 09:18

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri dje të ditur se gjatë vitit 2022 në vend u prodhua 1 milion tonë qumësht, ndërkohë që importi i qumështit pluhur ishte 1900 tonë.

Nga foltorja e Kuvendit, Krifca iu përgjigj deputetëve të opozitës të cilët shprehën shqetësimin se ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare” do të dëmtojnë prodhimin vendas.

Ndër të tjera ajo shtoi se nisma e qeverisë shqiptare është në mbrojtje të prodhimit vendas.

“Nisma e qeverisë  shqiptare është në mbrojtje të prodhimit vendas, është në ruajtje të sigurisë ushqimore dhe është në mbështetje të eksportuesve për t’iu drejtuar tregjeve me çmime konkurruese. Blektorët tanë kanë prodhuar për vitin 2022 mbi 1 milion litra qumësht. Nëse shohim shifrat e importit të qumështit pluhur, në vitin 2022 qumështi pluhur ishte 1900 tonë, i cili nuk shkon domosdoshmërisht për prodhimin e produkteve dhe nënprodukteve blektorale por shkon dhe për arsye të tjera të industrisë. Hirra e qumështit për vitin 2022 ka qenë 1 mijë tonë. Blektoria është një sektor sfidues. Ju në vend që ta mbështesni, hidhni baltë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026