Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhias

9 Qershor 2023 | 10:32

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit.

Ata janë duke raportuar për luftime të ashpra në atë zonë. Sipas tyre, trupat ushtarake ukrainase të përkrahura nga tanket, artileria dhe dronët, janë duke tentuar të avancojnë në jug të qytetit Orikhiv, për të dytën natë me radhë.

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se armiku është në “mbrojtje aktive”.

Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja.

Ata argumentojnë se Kievi është duke tentuar të rikthejë qasjen në Detin Azov, për t’i ndarë forcat pushtuese ruse në atë rajon, në dy grupe.

Diçka e tillë, jo vetëm që do t’i dobësonte kapacitetet ushtarake të Rusisë, por edhe do t’ia eliminonte qasjen në urën që çon në Krime gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014.

Më herët gjatë së enjtes, Instituti për Studime të Luftës, me bazë në SHBA, ka thënë se kundërofensiva ukrainase ka nisur, ndonëse Kievi nuk konfirmon diçka të tillë.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë se në luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar në disa fronte të luftës.

Sipas saj, “në shumicën e zonave, iniciatore është Ukraina”.

Rusia e ka pushtuar pjesën më të madhe të rajonit Zaporizhja – përfshirë edhe centralin më të madh bërthamor të Evropës pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026