Akuzat për qumështin pluhur, Krifca-opozitës: Nisma mbron prodhimin vendas
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri dje të ditur se gjatë vitit 2022 në vend u prodhua 1 milion tonë qumësht, ndërkohë që importi i qumështit pluhur ishte 1900 tonë.
Nga foltorja e Kuvendit, Krifca iu përgjigj deputetëve të opozitës të cilët shprehën shqetësimin se ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare” do të dëmtojnë prodhimin vendas.
Ndër të tjera ajo shtoi se nisma e qeverisë shqiptare është në mbrojtje të prodhimit vendas.
“Nisma e qeverisë shqiptare është në mbrojtje të prodhimit vendas, është në ruajtje të sigurisë ushqimore dhe është në mbështetje të eksportuesve për t’iu drejtuar tregjeve me çmime konkurruese. Blektorët tanë kanë prodhuar për vitin 2022 mbi 1 milion litra qumësht. Nëse shohim shifrat e importit të qumështit pluhur, në vitin 2022 qumështi pluhur ishte 1900 tonë, i cili nuk shkon domosdoshmërisht për prodhimin e produkteve dhe nënprodukteve blektorale por shkon dhe për arsye të tjera të industrisë. Hirra e qumështit për vitin 2022 ka qenë 1 mijë tonë. Blektoria është një sektor sfidues. Ju në vend që ta mbështesni, hidhni baltë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fermeri shqiptar rrezikon falimentimin? Pse po mbushen marktetet me qumësht pluhur
- Balerina këshillon: Çiftet duhet të eksperimentojnë në shumë drejtime
- Holandezët do të dërgojnë anije shpëtimi dhe pompa uji në Ukrainë
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng